Legia e Warshavës, skuadra polake ku militon edhe sulmuesi i kombëtares shqiptare, Armando Sadiku, është shumë pranë afrimit të një tjetër sulmuesi. Klubi polak ka mbyllur marrëveshjen për të marrë shërbimet e ish sulmuesit të Arsenalit, Eduardo Da Silva, ndërsa nesër pritet që braziliani të kryejë vizitat mjekësore.


Në moshën 34-vjeçare, Eduardo së fundi ka luajtur te Atletico Paranense, në Brazil, ndërsa që pas largimit nga Arsenal, është aktivizuar në skuadra si Dinamo Zagreb dhe Shakhtar Donetsk.


Armando Sadiku nuk ka gjetur mjaftueshëm hapësira në klubin polak, në këtë fazë të parë, teksa ka luajtur thuajse gjithmonë si zëvendësues. Nuk përjashtohet mundësia që elbasanasi i kuqezinjve të kërkojë largimin në merkaton e janarit, ndërsa ka pasur edhe oferta nga klube turke dhe zvicerane.


3 janar 2018 (gazeta-Shqip.com)