Shtrëngim duarsh në takimin mes krerëve të Koresë së Jugut dhe Koresë së Veriut, në ceremoninë e hapjes së Lojëtarve të Pjongçengut. Presidenti koreano-jugor, Moon Jae-in, para se të ulej në tribunën e nderit, ka përshëndetur me një shtrëngim duarsh të shkëmbyer po ashtu, Kim Yo-jong, motrën e vogël të liderit koreano-verior, Kim Jong-un, e pranishme me delegacionin koreano-verior.


Kim Yo-jong, është anëtari i parë i dinastisë që drejton Korenë e Veriut që viziton Jugun që pej fundit të luftës së Koreve në vitin 1953.


Por numri dy i qeverisë amerikane, Mike Pence, i pranishëm në hapjen e ceremonisë e shmangu pjesëmarrjen në darkën ku duhej të ndante tryezën me delegacionin koreano-verior.


Ai pati një përballje të shkurtër me kreun e Asamblesë së Koresë së Veriut, Kim Yong-nam, por që të dy u përpoqën të mos e shihnin njëri-tjetrin në sy.


Lojërat zhvillohen në një kohë tensionesh mbi programin bërthamor të Penianit, të cilat pikërisht falë tyre, për momentin të paktën duket të jenë zbutur.


9 shkurt 2018 (gazeta-Shqip.com)