Legjionarët

Pas interesimit nga ekipet turke dhe ato ruse, për dy mbrojtësit e kombëtares Debatik Curri dhe Armend Dallku, vijnë sinjale nga Gjermania. Sipas menaxherit të futbollistëve, Nexhmedin Haxhiu, janë Shtutgarti dhe Borusia e Dortmundit, ekipet e interesuara. Gjithashtu, në Rusi qëndron si opsion Lokomotiva dhe Dinamo e Moskës, që prej kohësh kërkojnë të blejnë kartonët e Dallkut dhe Currit. Gjithsesi, pengesë mbetet kontrata që futbollistët kanë me Vorskla Polltavën.