Shtyhet serisht procesi per banden e Durresit. Motivacioni i kesaj here ka qene mos njohja me akt akuzen nga ana e 2 avokateve mbrojtes te te pandehurve, me arsyen e te mos pasurit kohe te mjaftueshme. Avokatet Deda dhe Deliu, deklaruan se koha ne dispozicion per t’u njohur me akt akuzen ishte shume e paket dhe per kete arsye i kerkuan trupit gjykues shtyrjen e seances. Te pandehurit e bandes se Durresit jane 17 persona, prej te cileve, shume jane arrestuar ne keto tre vitet e fundit ne operacione te organizuara nga Policia e Shtetit. Te pandehurit, akuzohen per nje sere veprash te renda penale, mes te cilave, edhe vrasje. "Banda e Durresit" ka vepruar vite me pare, nga 1997-ta deri ne fillim te 2005-es, kryesisht ne qytetin e Durresit