Ndonëse fillimisht u tha që interpelanca për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi të vazhdoj, edhe në mungesë të zv.kryeministrit Hashim Thaçi, megjithatë u vendos që ajo të shtyhet për në ora 14.00, kur edhe pritet që zv.kryeministri Thaçi të jetë prezent.

Fillon interpelanca për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi, pa Thaçin

Kurse, Donika Kada Bujupi e Aleancës për Ardhmërisë së Kosovës, tha se zëvendëskryeministri nuk mund të shtyjë interpelancën, pasi që rregullorja e Kuvendit thotë se interpelanca mund të shtyhet vetëm nga parashtruesi i kërkesës së interpelancës.

Ndërkohë, Arben Gashi i LDK-së, tha se interpelanca nuk ka arsye të mbahet pa zëvendëskryeministrin sepse do të ishte monolog.

Megjithatë, Kadri Veseli me kërkesën e parashtruesit të kërkesës filloi interpelancën për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi.