Është shtyrë gjyqi për dhënien e masës së sigurisë për Emiljano Shullazin dhe dy të arrestuarit e tjerë. Seanca gjyqësore pritet të zhvillohet nesër në orën 8 e 30.
Kjo për arsyen se prokurori i çështjes ka qenë i angazhuar me çështjen e xhihadistëve.
“Do të kërkojmë një masë më të butë për Blerim Shullazin dhe do kërkojmë lirimin e Emiljano Shullazit dhe Gilmando Danit”, tha avokati mbrojtës.
19 prill 2016 (gazeta-Shqip.com)