I paraparë për tu publikuar në mesin e javës tjetër më saktësisht më datën 14 tetor, Raporti i progresit për Kosovën nga ana e Komisionit Evropian, është shtyrë për një javë.

Burime të zeri.info në Bruksel kanë bërë me dije se pavarësisht përgatitjeve që janë bërë që raporti të publikohet të mërkurën e javës tjetër, një gjë e tillë nuk do të ndodhë.

Gazeta ka mësuar se raporti pritet të publikohet më datën 21 tetor.

Sipas të njëjtave burime, njëra nga arsyet e shtyrjes së publikimit të raportit janë bisedimet në mes të Kosovës dhe Serbisë që pritet të mbahen javën tjetër në Bruksel.

Të arriturat apo dështimet e takimeve të javës tjetër, sipas të njëjtave burime, pritet të jenë pjesë e raportit. /Zeri/