genci dritaShtyhet për në datën 14 korrik seanca gjyqësore ndaj ishkryekomunarit të Bërzhitës Genci Drita, akuzuar për korrupsion pasiv.


Shkak për shtyrjen e seancës gjyqësore në Gjykatën e Krimeve të Rënda ishte mungesa e avokatëve mbrojtës.


Gjykata u shpreh se nëse edhe në seancën e rradhës, avokatët do të mungojnë, atëherë të akuzuarit do t’i caktohet një avokat nga gjykata.