Eshte shtyre serish seanca gjyqesore ndaj Albino Prudentinos i akuzuar nga antimafia italiane per lidhje mafioze.UPDATE

Seanca e drejtuar nga gjyqtarja Erila Xhela zgjati shume pak minuta. I arrestuari eshte njohur me leter porosine e pales italiane si dhe vendimet per sekuestron e pronave te tij. Ne seance do te shqyrtohej edhe revokimi i mases se sigurise sipas kerkeses se paraqitur nga Prudentinon por me kerkese te avokatit te tij te ri seanca eshte shtyre per te henen ne date 18 ora 13.

Gjate seances Prudentino ka paraqitur edhe avokatin e tij te ri i cili kerkoi kohe te njihej me ceshtjen dhe aktet. Gjyqtarja pranoi kerkesen e tij duke shtyre seancen. Ne kete menyre eshte bere e mundur shtyrja per here te dyte te seancave ne ngarkim te shtetasit italian. Seanca e pare ne daten 12 tetor u shty pasi ne seance mungonte prokurori i cili u justifikua se per arsye familjare nuk mund te merrte pjese ne seancen ku pritej te jepej sekuestro.

Albino Prudentino 59 vjec lindur ne Ostuni te Brindizit u kap pas nje operacioni nderkombetar te emertuar Kalipso. Njekohesisht u kapen edhe disa shtetas italiane te akuzuar si drejtues te organizates mafioze Sacra Corona Unita. Pas arrestimit u be edhe sekuestrimi i pronave te tij ne tirane dhe vlore. Shtetasi ne fjale kishte nisur disa aktivitete kryesisht te lidhura me lojrat e fatit dhe kazinote. Gjithashtu nen hetim u vendosen edhe kompanite e krijuara nga shtetasi Anxhelo Prudentino i biri i te arrestuarit si dhe personat qe kishin lidhje biznesi me te.

Ndaj Prudentinos Gjykata e Leces leshoi urdher arrestin per bashkepunim kriminal i tipit mafioz trafik droge si dhe grabitje ne rrethana renduese vepra te parashikuara nga Kodi Penal italian.