Mund te quhet nje ringjallje e sulmuesit shqiptar te Lacios, Igli Tares. Tashme ai eshte shnderruar ne nje hero nga mediat italiane, per skuadren romane. Ka qene pikerisht goli ne kupe kunder Napolit, nje rrjete qe kualifikoi Lacion per ne cerekfinale. Fale Tares, Lacio do te perballet me Fiorentinen. Nder te tjera, pas golit ne kampionat ndaj Palermos, por edhe ne kupe ndaj Napolit, mediat italiane shkruajne keshtu per ish-kapitenin kuqezi: "Ne pjesen e dyte, pas nente minutash, ishte serish Tare qe gjeti rrugen e lire dhe kesaj radhe nuk ka engjej ne parajse per te mbrojtur Napolin. Tekniku i Napolit ka mendimin se goli i Tares erdhi pas nje nderhyrje te parregullt ndaj Kanavaros. Madje, Paolo, vellai i Fabio Kanavaros se famshem, eshte ndeshkuar edhe me nje vleresim te dobet, nota 5, per golin e Tares. Edhe ai u tradhtua nga topi i ulet, duke i lene rruge te lire sulmuesit shqiptar. Keshtu, Tare i dhuroi nje buzeqeshje Lacios". Nderkohe, goli ne kupe dhe paraqitja e mire e Tares kane terhequr vemendjen e disa skuadrave te Serise A. Goli i shenuar e dhe paraqitja teper e mire e tij kane terhequr vemendjen e skuadrave brenda klubeve te Serise A. E para eshte Torino qe po mendon te marre ne skuader biondin kuqezi. Sipas mediave italiane behet fjale per nje marreveshjeje shkembimi midis dy ekipeve. Ekipi roman i Lacios eshte ne kerkim te nje qendermbrojtesi dhe ka hedhur syte mbi Mateo Melaren e Torinos. Per te arritur nje akord, ekipi bardhekalter ka futur ne loje sulmuesin shqiptar. Torinezet jane te interesuar per nje futbollist me karakteristikat e lojtarit dhe i pelqen ideja e shkembimit. Megjithate, gjithcka eshte ende ne kuadrin e bisedimeve dhe pritet ende pergjigjja e klubit te Torinos. Por nga ana tjeter, duhet pyetur edhe sulmuesi shqiptar, i cili ne te kaluaren ka refuzuar oferta te mira, vetem per te qendruar tek ekipi bardhekalter. Keshtu, Lacio pervecse shpreson qe Torino te pranoje oferten, do t'i duhet gjithashtu qe te binde edhe Taren te pranoje oferten.