Kryetari i LSI, Ilir Meta ka folur nga qyteti i Fierit në lidhje me shtyrjen e afatit për regjistrimin e koalicioneve zgjedhore. Meta tha se çdo përpjekje që synon ti japë mundësi opozitës të përfshihet në procesin zgjedhor është një zgjedhje pozitive.


“Çdo përpjekje që synon ti japë mundësi opozitës të përfshihet në procesin zgjedhor është një zgjedhje pozitive. PD dhe shumë parti opozitare nuk janë regjistruar as si subjekte dhe as si koalicion. Një afat i ri është kontribut që jepet për mbarëvajtjen e procesin zgjedhor. Përpjekje për ti dhënë kohë opozitës për një provë transparente”, theksoi Meta.


Në një konferencë të posaçme shtypi, Meta i ka mëshuar sërish idesë së bashkëpunimin me opozitën duke e konsideruar këtë kërkesë të mazhorancës si përpjekje që synon të përfshijë edhe Partinë Demokratike në zgjedhje.


Besoj që çdo përpjekje që synon ti japë opozitës mundësi që të përshihet në procesin zgjedhor dhe zgjedhjet e ardhshme duhet konsideruar si pozitive. Dihet që PD dhe shumë parti opozitare nuk janë regjistruar në KQZ as si subjekte dhe as si koalicion ndaj unë besoj se kjo përpjekje për të vendosur një afat të ri për regjistrimin e partive dhe koalicioneve është një kontribut që jepet për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor dhe një mundësi për të gjithë që të kontribuojmë për një marrëveshje bashkëpunimi për zhvillimin e zgjedhjeve të ardhshme, deklaroi Meta.


19 prill 2017 (gazeta-Shqip.com)