Kreu i LIBRA-s Ben Blushi ka reaguar në lidhje me shtyrjen e afatit të regjistrimit të koalicioneve. Blushi deklaroi se nuk është e lejueshme që me një copë letër të Ilir Metës dhe Edi Ramës të shtyhet 18 prilli.


E para është kërkesa absurde e Ramës dhe Metës që me një copë letër duan të shfuqizojnë kodin zgjedhor. Sot jemi fiks 60 ditë para zgjedhjeve dhe nuk mund të ndryshojmë kodin zgjedhor.


Nëse data 18 prill shtyhet me një letër të Ramës dhe Metës pse 18 qershori nuk shtyhet dot me një letër të Bashës dhe Berishës, deklaroi Blushi.


Ne jemi regjistruar që në shkurt. Ne nuk kanë dashur të na regjistrojnë, këta që sduan po shtyjnë afatin që ti regjistrojnë. Të shtysh 18 prillin është si të shtysh shkurtin në mars, do të thotë të shtysh kalendarin, tha ai.


Sipas tij, seanca për Presidentin e ri ishte bajate.


A keni parë seancë më bajate se kjo. Mblidhet një parlament me një shumicë që pretendon se ka 84 vota dhe nuk përzgjedh dot një kandidat, theksoi Blushi.


19 prill 2017 (gazeta-Shqip.com)