Fillimisht njerëzit u mahnitën me spektaklin e ofruar kur u ndez flaka olimpike. Mediat britanike shpjeguan me detaje se si u realizua një spektakël i tillë. 204 pishtarë të vegjël (sa numri i shteteve garuese) u mblodhën në qendër, për të ofruar një flakë gjigande.


Por 48 orë më pas, flaka olimpike është shuar. Natyrisht jo përgjithmonë. Siç njofton AFP, flaka olimpike është shuar për ta dërguar atë në një qoshe të stadiumit, pasi aty në qendër ishte kthyer në pengesë për garat e ndryshme.


Disa media ironizojnë duke thënë se flaka u zuri rrugën atletëve.


Ndaj organizatorëve britanikë ka pasur kritika se përse e ndezën flakën në qendër.


Po ashtu pati kritika se përse ishte menduar gjithë ai spektakël për flakën. Nuk e kemi menduar kurrë si një tërheqje për turistët, thonë organizatorët.