Këngëtari legjendar i rrokut, Lou Reed, ka ndërruar jetë të dielën, në moshë 71-vjeçare. Shkaku i vdekjes nuk është bërë publik, mirëpo vokalisti i dikurshëm i The Velvet Underground në vitet e fundit ka pasur probleme me mëlçinë.


Pas largimit nga grupi, në vitin 1972 këngëtari dhe kitaristi filloi karrierën e tij solo, ndërsa nga hitet e tij më të mëdha përmendim “Perfect Day” e Walk On The Wild Side.


Kantautori amerikan lindi në vitin 1942 në Brooklyn, ndërsa është rritur në Long Island. Gjatë studimeve filloi të merrej me muzikë dhe në vitet 60 nisi karrierën si muzikant.


Së bashku me John Cale themeloi grupin e parë, The Primitives, të cilit ia ndërruan emrin në The Warlocks, kurse pas njohjes me Sterling Morrison dhe Maureen Tucker themeluan grupin The Velvet Underground.


Pas ndarjes së grupit në vitet e shtatëdhjeta, ai udhëtoi në Angli, ku incizoi albumin solo dhe në vitet e ardhshme u shndërrua në ikonë dhe u bë njëri prej tekstshkruesve më të vlerësuar në botën e muzikës.