Shuhet në moshën 83-vjeçare Artisti i Popullit, Mjeshtri i Madh Gaqo Çako. Tenori legjendar, Gaqo Çako është i rreshtuar në emrat e mëdhenj të Panteonit të muzikës shqiptare si Ramiz Kovaçi, Mentor Xhemali, etj.


Midis viteve 1957 dhe 1961 ai studioi në konservatorin Çajkovski të Moskës nën drejtimin e pedagoges Anna Soloviova. Pas kthimit në Shqipëri më 1961 ai u emërua tenor i përhershëm i Teatrit të Operës dhe Baletit të Tiranës, ku këndoi shumë nga rolet e para të repertorit operistik, duke u bërë kështu tenori kryesor për tri dekada me radhë.


Përvoja dhe karriera e tij mjaft e pasur në operat Traviata, Bohema, Rigoleto, Norma, etj, si dhe operat shqiptare Mrika e Prenk Jakovës, Lulja e kujtimit e Kristo Konos, Pranvera e Tish Daisë, Heroina e Vangjo Novës, Skënderbeu i Prenk Jakovës e Skënderbeu i Abdulla Grimcit, Komisari i Nikolla Zoraqit, Zgjimi i Tonin Harapit, Toka e jonë e Pjetër Gacit, etj, e bëjnë atë me një karrierë të shkëlqyer.


Mjaft i njohur edhe në skenat italiane, ku ai ka mbaruar konservatorin e Santa Cecillias. Zëri i tij është kthyer në objekt kënaqësie kudo që ai dëgjohet e shfaqet, në opera, në televizion, në radio, në salla të mëdha a të vogla koncertesh. Përfshirja e tij në të gjitha llojet e muzikës vokale ka si qëllim të vetëm ti kënaqë dëgjuesit me pjesët që ai këndon. Edhe pse vlerën më të madhe ai e pati në interpretimet e roleve operistike, ai u popullarizua nëpërmjet këngës, veçanërisht atyre të Festivaleve të Radios.



1 gusht 2018 (gazeta-Shqip.com)