KORCE- Ndahet nga jeta në moshën 86-vjecare aktori i njohur, veterani i kinematografisë dhe teatrit të Korces Vani Trako. Trako vuante prej muajsh nga një sëmundje e pashërueshme. Jetën artistike e filloi që në fëmijëri në fshatin e lindjes, në Boboshticë të Korcës. Ka luajtur në filmin “Rrugicat që kërkojnë diell” “Përballimi” por nuk ka reshtur së dhëni kontributin e tij edhe në teatër si në dramën “Kopraci” “Doktor pa dorashka” “Dasmë në luftë”. Homazhet u zhvilluan mesditën e sotme në teatrin “Andon Zako Cajupi” nga të afërm, miq dhe dashamirës të tij, ku nuk kanë munguar edhe homazhe nga autoritetet vendore, ku ishte i pranishëm edhe Kryetari i Bashkisë së Korcës, Niko Peleshi.(m.a/News24/BalkanWeb)