Janë dashur plotë shtatë orë për shuarjen e zjarrit masiv në Dhërmi që përfshiu një zonë të gjerë mbrëmjen e së enjtes.


Fatmirësisht, zjarrfikësit arritën të shuajnë flakët pa vënë në rrezik jetën e banorëve në zonë. Gjatë gjithë natës, zjarrfikësit izoluan flakët për të shmangur përhapjen në banesat dhe bizneset aty pranë.


Rreth orës pesë të mëngjesit flakët u shuan totalisht. Protagonist sipas banorëve të zonës është bërë një zjarrfikës 30-vjeçar i cili zbriti në një greminë 70 metër të thellë për të shuar vatrën kryesore të zjarrit.


Zjarrfikësi me inicialet S.Dh., rrezikoi jetën duke zbritur me litar në një terren mjaft të vështirë.


Tashmë policia, ka nisur punën për të zbardhur shkaqet e rënies së zjarrit që shkaktoi panik të madh te banorët dhe pushuesit.


19 korrik 2018 (gazeta-Shqip.com)