LONDER- Është shuar në moshën 87 vjeçe ish-kryeministrja Britanike Margaret Thatcher. Lajmi u bë i ditur nga zëdhënësi i saj, i cili deklaroi se Thatcher vdiq në shtëpinë e saj si pasojë e një trompoze.

E konsideruar si 'Zonja e Hekurt', Margaret Thatcher ishte kryeministre konservatore e Britanisë së Madhe nga viti 1979 deri në vitin 1990.

Ajo ishte gruaja e parë që mbante postin e kryeminstres së Britanisë së Madhe.

Ajo fitoi zgjedhjet e përgjithshme në vitin 1979, në vitin 1983 dhe 1987. Ajo ishte gjithashtu në drejtimin e vendit kur Britania e Madhe hyri në luftë me Argjentinën për ishujt Falkland në vitin 1982. Margaret Thatcher konsiderohet si kryeminsitrja më e fuqishme e Britanisë së Madhe që pas Luftës së Dytë Botërore.

Ish-kryeministres Britanike i atribuohet gjithashtu transformimi i ekonomisë së Britanisë së Madhe duke e bërë atë një rivale të denjë në arenën ndërkombëtare.

Shumë karakteristika të ekonomisë moderne të globalizuar të tilla si privatizimi, liberalizimi, qeveria e vogël, taksa të ulëta dhe tregtia e lirë u promovuan të gjitha si rezultat i politikave që ajo ndërmorri.

(m.a/News24/BalkanWeb)