Video e Shukri Xhelilit që i kërkonte seks një vajze në hotel pasi e kishte futur në punë, vijon të komentohet edhe në Parlament.

lefter-koka

Në seancën e sotme teksa po diskutohej për moratoriumin e gjuetisë, Edi Paloka dhe Lefter Koka thanë se është e vështirë të diskutosh sot për çështjet e rendit të ditës kur ende në mendjen e njerëzve është Shukriu.



Batutat

Eduard Shalsi: Kemi rënë në një batak, diskutojmë për gjithçka por jo vetëm për ligjet. Nuk është serioze dhe normale të flitet për çështje që nuk janë në rendin e ditës

Edi Paloka: Kuvendi është i vetmi vend ku kemi të drejtën e fjalës, si të flasim për ligjin e ushqyerjes me gji kur kemi pamjet e Shukriut në TV, po kur shohim skandale? Këtu skandalet zënë njëri-tjetrin. Ju propozoni të mos i përmendim këto. E drejta e deputetëve për të folur në Kuvend është e padiskutueshme.

Lefter Koka: me këtë adrenalinë pranverore ku dominon dekriminalizimi, reforma në drejtësi, hashashi dhe së fundmi Shukriu, të flasësh për ketrin dhe ariun duket sikur nuk je në vendin e duhur.