shukriSkandali seksual i Shukri Xhelilit tashmë është kthyer në një telenovelë me disa pjesë.


Sot gruaja e Shukriut ka thënë se do të jetë në krah të bashkëshortit të saj, deri në vdekje.


Në fakt, ajo është përgjegjëse indirekte për skandalin.


Kjo, pasi sipas mamasë së vajzës 20-vjeçare të videoskandalit, ka qenë pikërisht Tefta Xhelili ajo që ia ka çuar të shoqit vajzën në zyrë.


Ja çfarë thotë nëna e vajzës:


Për të herë vajza është njohur me gruan e kryetarit.


I kam kërkuar unë punë dhe më tha do ta bisedoj me kryetarin.


Ajo tha do ti them burrit.


Vajza i shkoi të zyra dhe kryetari I kishte premtuar që po, i kishte thënë që qenke goc e bukur, goc e zgjuar, do të të fus në punë.