Dokumentet që duhen dorëzuar dhe procedurat për paraqitjen në ambasadë


Laureta Rryçi



Tiranë- Studentët shqiptarë që duan të marrin një vizë për në Angli më parë duhet t’i nënshtrohen disa procedurave që ka përcaktuar Ambasada Britanike e atashuar në vendin tonë. Gazeta “Albania” iu vjen në ndihmë qytetarëve që kanë dëshirë të vazhdojnë studimet në Angli. Fillimisht të interesuarit kanë disa mënyra për të marrë informacionin që iu duhet. Është adresa në internet e ambasadës dhe numri fiks ku gjatë gjithë orarit zyrtar të punës është punonjës i ambasadës që përgjigjet. Sipas rregullave dokumentet duhet të jenë origjinalë ose fotokopje të përkthyera në anglisht dhe të noterizuara. Edhe dokumentet që vijnë nga Mbretëria e Bashkuar duhet të jenë origjinale ose të noterizuara nga një noter në Mbretërinë e Bashkuar.

Dokumentet

Paraprakisht do t’i nënshtroheni plotësimit të një formulari. Njëkohësisht janë të nevojshme dy fotografi të cilat nuk duhet të jenë më të vjetra se 6 muaj nga data e aplikimit. Pasaportë të vlefshme jo më pak se 6 muaj ose për gjithë kohëzgjatjen e studimeve të propozuara në MB nëse do të studioni më shumë se 6 muaj. Certifikatë personale dhe familjare të aplikantit me vulën e Prefekturës dhe të Ministrisë së Jashtme. Diplomën dhe dëftesën e notave të shkollës. Vërtetim nga shkolla ku studioni nëse jeni student/nxënës në vazhdimësi. Letër pranimi nga një shkollë ose universitet me pagesë në Mbretërinë e Bashkuar. Ndërkaq letra e pranimit nga shkolla duhet të përmbajë të dhënat e mëposhtme: koston e tarifave të kursit dhe faturën e pagesës, hollësi mbi akomodimin dhe kostot përkatëse, hollësi mbi kursin (numrin e orëve të mësimit në javë, lëndët, etj), datat e fillimit, kohëzgjatja e kursit, dhe datat e përfundimit të kursit apo studimit të aplikantit në Mbretërinë e Bashkuar. Po kështu është e nevojshme edhe një dëshmi të gjendjes financiare që vërteton se keni fonde të mjaftueshme për të përballuar shpenzimet gjatë periudhës së studimeve në MB.

Rregullat

Nëse ju sponsorizoheni nga një person apo institucion në MB, duhet të paraqisni dëshmi të statusit ligjor të sponsorit, fotokopje të pasaportës së tij/saj dhe dëshmi të gjendjes së tij financiare ose vërtetim nga institucioni që sponsorizon studimet tuaja. Nëse jeni student ose nxënës, duhet të keni leje për tu shkëputur nga shkolla që ndiqni aktualisht. Nëse jeni i punësuar duhet të paraqisni një letër nga punëdhënësi juaj që cilëson se ju jepet leje për të ndjekur studimet. Pagesa e tarifës së vizës bëhet në momentin e aplikimit. Pagesa e tarifës së vizës bëhet vetëm në Lek Shqiptare. Lista e tarifave të vizave është e publikuar ne stendën e Ambasadës. Tarifa nuk rimbursohet pavarësisht nga rezultati i aplikimit. Ju duhet të aplikoni në Zyrën e Vizave të paktën tetë javë përpara fillimit të studimeve/kursit në MB, në rast të kundërt Zyra e Vizave nuk do të ketë mundësi të shqyrtojë dhe përpunojë aplikimin tuaj në kohë.

Si aplikohet për një vizë studenti?

Dokumentet që kërkohen për aplikimin për vizë studenti duhet të paraqiten pranë Ambasadës Britanike Tiranë në adresën e mëposhtme:



Ambasada Britanike tel: 00 355 4 234 973/4/5

Rruga Skenderbej Nr. 12 Fax: 00355 4 247 697

Tirane e-mail: visa.tiran@fco.gov.uk







Ju mund të merrni informacion të detajuar në faqen e internetit të Ambasadës Britanike në Tiranë www.uk.al

Dokumentet që do të paraqisni duhet të jenë origjinalë ose fotokopje të përkthyera në anglisht dhe të noterizuara. Edhe dokumentet që vijnë nga Mbretëria e Bashkuar duhet të jenë origjinale ose të noterizuara nga një noter në Mbretërinë e Bashkuar.



Një formular të plotësuar (VAF 1). Dy fotografi të cilat nuk duhet të jenë më të vjetra se 6 muaj nga data e aplikimit



Pasaportë të vlefshme jo më pak se 6 muaj ose për gjithë kohëzgjatjen e studimeve të propozuara në MB nëse do të studioni më shumë se 6 muaj.



Certifikatë personale dhe familjare të aplikantit me vulën e Prefekturës dhe të Ministrisë së Jashtme.



Diplomën dhe dëftesën e notave të shkollës



Vërtetim nga shkolla ku studioni nëse jeni student/nxënës në vazhdimësi



Letër pranimi nga një shkollë ose universitet me pagesë në MB. Letra e pranimit nga shkolla duhet të përmbajë të dhënat e mëposhtme:



• koston e tarifave të kursit dhe faturën e pagesës

• hollësi mbi akomodimin dhe kostot përkatëse

• hollësi mbi kursin (numrin e orëve të mësimit në javë, lëndët, etj)

• datat e fillimit, kohëzgjatja e kursit, dhe datat e përfundimit të kursit apo studimit tuaj në MB

Dëshmi të gjendjes financiare që vërteton se keni fonde të mjaftueshme për të përballuar shpenzimet gjatë periudhës së studimeve në MB. Nëse shpenzimet do të mbulohen nga ju ose familja juaj duhet të paraqisni dokumentet e poshtë shënuara:



• librezë personale ose të familjes së kursimeve ose deklarata bankare

• dëshmi të të ardhurave personale ose të anëtarëve të punësuar të familjes tuaj nëse dikush nga familja është i vetëpunësuar duhet të paraqisni dokumentacion që vërteton biznesin e tij/saj

• nëse keni prona në emrin tuaj apo si trashëgimtar, duhet të paraqisni vërtetimet hipotekore mbi këto prona





20 Korrik 2009