trumpPër demokratët që shpresonin në një tradhëti të zgjedhësve të mëdhenj republikanë në dëm të Donald Trump, pati njëfarë zhgënjimi. Kolegji elektoral ka zyrtarizuar Trumpin president të SHBA-ve, duke certifikuar rezultatin e zgjedhjeve të 8 nëntorit të shkuar.


Me fitoren e pastër në Kolegjin Elektoral, manjati njujorkez ka shuar çdo shpresë të rivalëve për të bllokuar rrugën e tij drejt Shtëpisë së Bardhë. Demoratët bënë një tentativë pa precedentë në hisotrinë e SHBA-ve, të nxisin revoltën e zgjedhësve të mëdhenj republikanë dhe ti bindin për të mos votuar presidentin e zgjedhje, Një sforcim që u thye pa pikën e dyshimit, thotë Kyle Cheney i Politico.


 Vetëm dy zgjedhës të mëdhenj republikanë tradhtuan Trumpin, 5 Clintonin


Vetëm dy nga 306 zgjedhësit e mëdhenj republikanë, të dy nga Teksas, nuk e votuan presidentin e ri Trump.  Një prej tyre është Chris Suprun që zgjodhi guvernatorin e Ohajos John Kasich. Vota e dytë negative erdhi pak surprizë nga një zgjedhës që votoi Ron Paul, të Partisë Libertariane.


Ironi e fatit, janë 36 zgjedhësit e tjerë republikanë nga Teksasi që i kanë lejuar Trumpit të kalojë kuotën e duhur për tu konfirmuar president. Si përfundim, Trump mori 304 vota nga 306, një numër mëse i mjaftueshëm pasi i duheshin 270 për matematikën. Për Hillary Clinton edhe Kolegji Elektoral ka qenë një makth i vërtetë.


8 zgjedhës kanë tentuar të tradhtojnë Clinton duke votuar kundër, por si përfundim vetëm pesë e kanë bërë pasi shtetet e Maine, Kolorado dhe Minnesota nuk e lejojnë me ligj tradhtinë. Numri i zgjedhësve më të pabesë u regjistrua në Uashington, ku tre demokratë votuan kundër ish kandidates së partisë së tyre.


Plani për të sabotuar Trumpin nga një grup demokratësh


Parashikimet që sugjeronin një votim kundër Trumpit në masë rezultuan më të gabuara se kurrë. Politico zbulon se kishte një plan në Partinë Demokratike për të sabotuar Trumpin, në favor të një kandidati republikan me konsensus, si Mitt Romney. Gjithçka për të sabotuar Trump. Një strategji, që nuk u aprovua as nga Hillary Clinton.


E kuptoj hezitimin e Hillary Clinton, por ajo kishte shansin të vendoste të mirën e vendit mbi atë të partisë duke na ndihmuar të ndalojmë Trumpin, tha një demokrat që foli në anonimat. Edhe zëdhënësi dhe menaxheri i fushatës së Clinton, John Podesta, ishte kundr këtij sabotimi. 37 zgjedhës që duan të sabotojnë Trump në favor të një kandidati tjetër? Nuk na intereson aspak, tha ai pak ditë më parë.


Dështimi i yjeve përballë miliarderit Trump


Shumë yje të muzikës dhe Hollivudit kishin bërë peticione online për të sabotuar Trumpin, por zëri i tyre nuk u dëgjua aspak. Shumë VIP-a u rreshtuan kundër Trumpit por asnjë nga fansat nuk i dëgjoi. Kur bëhet fjalë për qeverisjen, asnjë nuk i përfill yjet./ Përgatiti Amarildo Lumani, TemA


Il Giornale