Franca do ti terheqe trupat e saj deri ne fund te 2013 komplet nga Afganistani. Kete e pati bere te ditur ne janar presidenti francez Nicolas Sarkozy pasi kater ushtare franceze ishin vrare prej nje pjesetari te forcave afgane te sigurise. Ministri amerikan i mbrojtjes Leon Panetta shkoi me tej ne takimin me koleget e tij te NATO-s te enjten ne Bruksel 02.02.2012. Dua qe trupat amerikane te terhiqen nga angazhimet luftarake ne mes te 2013-s dhe te zhvendosen perqendrohen te mbeshtetja dhe instruktimi tha ai.



SHBA-ja do tu jape fund misioneve te luftimit ne 2013-n



Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Anders Fogh RasmussenSekretari i pergjithshem i NATO-s Anders Fogh Rasmussen nxitoi te siguronte se kjo nuk eshte strategji e re. Procesi i kalimit do te vazhdoje sivjet pa ndryshuar. Ne presim qe deri ne mes te 2013-es te gjitha provincat tu dorezohen forcave afgane te sigurise. Nga ai moment forcat afgane do te jene pergjegjese per sigurine ne gjithe vendin. Dhe prej ketij casti roli i trupave tona do te ndryshoje nga mision luftarak ne mbeshtetje. Ne fakt kjo nuk ehte gje e re.



Sesi dhe ne chapa do te zhvillohej terheqja e trupave kete shtetet e NATO-s nuk e paten percaktuar deri tani. Me planin e tij kohor ministri amerikan i Mbrojtjes Leon Panetta dha tani direktiva te qarta. Shtetet e tjera te NATO-s vetem sa mund te miratojne pasi ne fund te fundit trupat amerikane perbejne rreth 90 per qind te njesive luftuese ne Afganistan. Presidenti amerikan Barack Obama gjendet ne fushate zgjedhore dhe do te tregoje suksese. Ai francez gjithashtu. Ministri britanik i Mbrojtjes Philip Hammond paralajmeroi nje skenar terheqjeje te ngjashem me ate te kolegut te tij amerikan.



Kontingjentin e trete me te madh te trupave ne Afganistan e ka Gjermania me 4.700 ushtare. Ministri gjerman i mbrojtjes Thomas de Maiziere nuk deshi te dallonte afrim te dates se terheqjes ne planet kohore te Frances dhe te SHBA-se. Megjithate edhe Bundeswehri do te ndryshoje vend gjate vitit 2013 nga ulesja e shoferit ne ate te pasagjerit dhe vetem do te mbeshtese e stervise trupat afgane te sigurise tha de Maiziere.



Dyshime ne forcat afgane te sigurise



Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Ushtar afgan ne luftime kunder kryengritesve ne KandaharSekretari i pergjithshem i NATO-s Anders Fogh Rasmussen tha ne Bruksel se qe sot rreth 40 per qind e misioneve luftarake kryhen nga ushtria afgane dhe ajo ka pergjegjesine. Per 18 muaj do te jene 100 per qind tha ai. Paralelisht me terheqjen ISAF-i vazhdon te aftesoje ushtare dhe police afgane. Sipas te dhenave nga shtabi qendror i NATO-s ne Bruksel ushtria afgane ka aktualisht 176.000 ushtare. Policia arrin nje force prej 143.000 personash. 97 per qind e forcave te sigurise jane burra tre per qind jane gra. Ne fund te ketij viti forcat e sigurise do te arrijne ne 352.000 vete.



Rreth 32 per qind e ushtareve dhe policeve afgane nuk dine as shkrim as lexim. Aftesimi zgjat vetem pak jave. Vazhdimisht nga brendaperbrenda forcave te sigurise kryhen atentate ndaj ushtareve te huaj. Perballe shifrave zyrtare nga shtabi qendror qendron nje studim i NATO-s per te cilin u mesua te merkuren 01.02.12.  Ne dokumentin sekret thuhet se atje ku trupa mbrojtese ISAF eshte terhequr tashme luftetaret radikale islamike talibane ia kane dale ta zgjerojne perseri ndikimin e tyre. Si dhe Ne keto perpjekje talibanet hasin ne rezistence te vogel nga ana e forcave lokale te sigurise.



Autor Bernd Riegert / Elert Ajazaj



Redaktoi Esat Ahmeti