Tre themeluesit e dikurshëm të Lidhjes Demokratike të Kosovës që sot kanë rrugë të ndara, dikur ishin si “mish e thua”.


Përderisa presidenti historik dhe lideri i LDK-së, Ibrahim Rugova ka ndërruar jetë, Milazim Krasniqi më nuk është përkrahës i partisë që dikur e themeloi, sikurse nuk është mbështetës as prof.Jusuf Buxhovi.


Kjo foto është bërë gjatë viteve të 90-ta, në redaksinë e revistës “Fjala” dhe është postuar në rrjetin social Facebook nga prof.Milazim Krasniqi.


Në foto janë: Ibrahim Rugova, Milazim Krasniqi, Sylejman Syla, Jusuf Buxhovi dhe Basri Çapriqi./Indeksonline/