Per Ndricim Hysen, kryetarin e deges se PD-se ne qytetin e Beratit, e gjithe kjo tragjedi nuk ka emer. Eshte nder personat e pare qe eshte njohur me tragjedine e dyfishte dhe dhimbja per te eshte e padurueshme. Duke u larguar nga varrezat e Beratit, ku i dha lamtumiren e fundit familjes se te vellait, ndersa pergatitet per t'u nisur ne varrimin e se motres dhe nipit, Ndricimi gjen momentin te thote pak fjale per tragjedine qe ka goditur familjen e tij.
A ishit ne dijeni te faktit qe vellai me familjen ndodhej ne Tirane per festimin e ditelindjes se Albanit?
Nipi im jeton prej disa vitesh ne Tirane dhe shpesh festat vellai me familjen i kalon atje me djalin dhe te fejuaren e tij. Disa dite me pare, vellai me kishte thene se Albani donte qe 21-vjetorin e ditelindjes ta festonte se bashku me te afermit e te fejuares. Vellai im, per mos te qene vetem me njerezit e te fejuares se djalit, vendosi te merrte ne darke dhe motren me familjen, pasi dhe ajo jeton ne Tirane. Dhe keshtu ndodhi. Vellai im u nis per ne Tirane se bashku me familjen e tij, ku e priste djali me te fejuaren. Ne hollesi nuk di se ku do te zhvillohej festa, por di se do te behej jashte Tiranes.
Si e mesuat ju ngjarjen?
Mengjesi i dites se enjte do te jete nje nga ditet me te veshtira te jetes time, do te mbetet i tille perjete. Ne te njejten kohe qe nga televizori jepesh lajmi per mbytjen e varkes ne liqenin e Farkes, me marrin ne telefon dhe me japin lajmin e hidhur. Dikush nga njerezit e aferm te se fejuares se Albanit me merr ne telefon dhe me tregon ngjarjen. Nuk di te them asgje per me pas. Nje gje me rinte ne mendje. Si do t'u thosha prinderve te mi per vdekjen e vellait, familjes se tij, motres dhe djalit. Por, une u nisa drejt Tiranes per t'u marre me procedurat e terheqjes se trupave dhe ishte dikush tjeter nga familja qe u dha atyre lajmin, duke i plagosur perjete.
Ju thate qe do te shkoni tani drejt Tiranes?
Po, eshte e vertete. Tani qe u dhame lamtumiren Pellumbit, Majlindes dhe Albanit do te shkojme te percjellim edhe Thellenzen dhe djalin e saj. Romina vajza e Pellumbit po vuan pa fund dhe e kam mendjen tek ajo, por duhet te shkoje t'i jap lamtumiren e fundit dhe motres sime dhe nipit. S'di c'te them. Dhimbje pa fund.

Kur levizem, u permbys barka
E mbijetuara 17-vjecare e tragjedise se Farkes, Romina Hysa, u ka treguar familjareve se barka kishte nisur te fuste uje qe ne momentin e nisjes. "Pronari i lokalit na tha te leviznim pak dhe ne kete moment ndodhi gjithcka", ka treguar vajza, e cila gjate ceremonise se djeshme varrosi nenen, babane dhe vellane e vetem. "Perse me le mua gjalle" iu drejtua Zotit adoleshentja, e cila tashme do te jetoje ne shtepine e gjysherve.