Dhimbja dhe lotët kanë pushtuar familjen e Blerta Pepës, pas ndarjes së saj nga jeta në moshë shumë të re.


Vëllai i saj Rolandi nuk mundet  ta besojë se drita e syve të tij, motra e vetme është larguar nga kjo jetë. Pas një statusi ku shkruante se i iku drita e syve të tij, pas disa orësh ai ka publikuar një foto me Blertën ku duken të qeshur dhe sytë e tyre shkëlqejnë.


Ai shkruan Si ike ti o shpirti vllait si ike. si na le vetem ckuptim ka jeta imee pa tyy.



Vdekja e 16vjeçares, policia nis procedimin penal për 3 mjekët


Një ditë pas ngjarjes së rëndë ku humbi jetën, pas një operacioni në gju 16vjeçarja Blerta Pepa, policia e Tiranës ka nisur procedimin penal për tre mjekët e spitalit privat Continental.


Sipas Policisë bëhet me dije se tre mjekët Jovan Kosta, Tefik Zhurda, i cili tentoi të vetëvritej dhe Moeibus Ulf do të ndiqen penalisht, pasi akuzohen për mjekim të pakujdesshëm.


Ngjarja e cila shokoi mbarë opinionin publik ndodhi mbrëmjen e së hënës në spitalin privat  Continental.


Adoleshentja  ishte shtruar në spital për një ndërhyrje kirurgjikale në meniskun e gjurit, pasi u dëmtua në orën e Fiskulturës, por diçka nuk shkoi mirë dhe ajo ndërroi jetë.


Pasditen e së martës spitali privat nxori një njoftim ku thuhej se Pepa ka humbur jetën për shkak të një komplikacioni të quajtur Hipertermia Maligna.