Lungomarja e Vlorës është një nga investimet më madhore në planin e rilindjes Urbane të qeverisë Rama, por edhe një projekt i shumë kritikuar nga opozita për probleme që mund të ketë sjellë me trafikun, vjedhjen e fondeve dhe jetët e humbura gjatë kohës së punimeve.






























Por pavarësisht kritikave për kryeministrin, Lungomarja është simbol i zhvillimit të Vlorës dhe vlerë e shtuar për turizmin, ndaj ai sot ka zgjedhur ta nisë ditën me prezantimin e fazës së dytë të projektit për rehabilitimin e shëtitores buzë detit.


MIRËMËNGJES, dhe me këto pamje të projektit të fazës së dytë të Lungomares së Vlorës, që nis të zbatohet në shtator dhe do të shtrihet deri tek Tuneli i Ujit të Ftohtë, duke krijuar një tjetër hapësirë urbane fantastike buzë detit, ju uroj një ditë të mbarë, thotë Rama.


19 korrik 2018 (gazeta-Shqip.com)