Policia italiane ka goditur një bandë shqiptare që merrej me trafikun e drogës, ku 12 persona, të gjithë shqiptarë kanë përfunduar në burg. Tetë prej tyre janë burgosur më herët.


Aktiviteti i bandës shtrihej në Padova Trebaseleghe, San Martino di Lupari dhe Camposampiero. Lideri suprem i grupit kishte një xhiro prej qindra mijëra eurosh të drogës, duke qenë në gjendje të përmbytnin qytetin dhe zonat përreth, duke furnizuar klientët me kokainë, heroinë dhe marihuanë.


Hetimet e policisë zbuluan një grup të vërtetë që funksiononte me stilin e Gomorrës, ku gratë, të dashurat, vëllezërit, motrat dhe të afërmit ofronin mbështetje të fuqishme për të afërmit e tyre që përfundon gradualisht në rrjetën e drejtësisë, veçanërisht duke krijuar kushte shumë të mira kur ishin në arrest shtëpiak dhe më vonë ofronin ndihmë për tu arratisur në Shqipëri.


Lideri i grupit, ishte Dario Myftiu, i cili është tradhtuar nga shënimet e shkruara në dorë. Ai u arrestua 4 ditë më parë në Durrës.  


Hetimet nisën pa arrestimit të Dorian Kontit, më 11 shtator të vitit 2015, kujdestar i një apartamenti në Sant’Andrea di Campodarsego ku policia gjeti 60 kilogramë marihuanë, 10 kg heroinë dhe një kg kokainë. Por, Konti ishte vetëm një figurë e vogël.


Agjentët nisën punën për të shkuar deri tek piramida, me qëllim për të identifikuar të gjithë rrjetin.


Dario Myftiu i njohur edhe si Aurel Hoxha, kishte krijuar një rafineri të vërtetë droge në banesën e tij.


Më 6 maj 2016, në Trebaseleghe u arrestua shqiptari tjetër Redian Denizi, me 300 grama kokainë. Më 21 qershor, përfundoi në pranga Erald Gjuza me 2.5 kg heroinë, ndërsa më 13 korrik përfundoi në burg Petrit Stojku me gjysmë kg kokainë. Një muaj më vonë, të njëjtin fund pati edhe Dario Myftiu, të cilit iu konfiskuan 160 mijë euro.


Muaj të tërë hetimesh intensive zbuluan pardje edhe një sasi prej 3 kg heroinë dhe një kokainë, si dhe 170 mijë eurosh. Mediat italiane shkruajnë se Myftiu u arrestua nga Interpoli në Shqipëri.


Italia e kërkon për trafik droge, 38-vjeçari arrestohet në Durrës


/Ora News.tv/


 


Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter