Kur në agim bie zilja e alarmit çfarë nuk do të bënit që të flinit edhe 10 minuta më shumë


Të bëheni gati për në punë në mëngjes është një sfidë më vetë: ndërsa pini gotën e qumështit shpejt e shpejt, pyetja që ju shoqëron gjithmonë është: çfarë të vesh sot? Më pas e kupton se edhe sot u bëre vonë, si çdo ditë tjetër. Por mëngjesi nuk duhet filluar gjithmonë kaq stresues. Ja zgjidhja që të mos humbasim gjumin dhe që çdo gjë të shkojë qetë. Po japim një sërë këshillash si mund të visheni shpejt dhe të flini pak më shumë, normalisht një veshje me stil, sepse të marrësh gjënë e parë që të sheh syri në dollap është shumë e lehtë.


Veshjen e nesërme bëjeni gati një natë përpara: sidomos nëse keni një mbledhje të rëndësishme. Në këtë mënyrë mund të zgjoheni shumë të qetë duke e ditur se çfarë do të vishni. Aspak stres, jo humbje kohe, jo vonesë dhe mbi të gjitha një pamje perfekte.


1.Vishni këpucë balerina: janë këpucë shumë të rehatshme për të shkuar në zyrë. Nëse do të vishni taka, nuk janë një zgjedhje e duhur. Janë elegante dhe mund ti kombinoni e ti vishni me rroba të ndryshme: nga xhinset deri te fustani.


2.Make-up bëjeni të thjeshtë: për të kursyer minutat shumë të çmuara të mëngjesit për tia kushtuar gjumit, bëni një make-up të thjeshtë e të shpejtë. Bëni disa prova në darkë dhe shikoni se cila të bën të humbasësh më pak kohë, por që ju tregon të freskët e të kuruar.


3.Një fustan dhe ja ku jeni gati: për të mos humbur kohë me zgjedhjen e pantallonave për ta kombinuar me këmishën a bluzën, ideale do të ishte një veshje e gjatë, një fustan p.sh., për të cilën do tju duhet vetëm ta kombinoni me këpucët.


4.Një pamje e plotë me një fustan-këmishë: nëse të duhet një pamje elegante ju nuk mund të vishni një fustan të gjatë rastësor, por duhet të zgjidhni një fustan-këmishë. Ju nuk do ta vrisni mendjen për gjë tjetër dhe do të jeni me të vërtetë gati për një çast.


5.Gjithmonë besoni te një këmishë e bardhë: që të visheni shpejt në mëngjes dhe të jeni elegante, zgjidhni një këmishë të bardhë që kombinon me çdo gjë dhe kështu arrini të zgjidhni dyshimet për veshjen.


22 qershor 2017 (gazeta-Shqip.com)