Jeni në stres? Mendoni se asgjë nuk mund tua kthejë më humorin apo kaosin që është krijuar në jetën tuaja? I dashuri ose bashkëshorti asnjëherë sdo ta presë biletën e ëndërruar, ndaj ka ardhur koha që ëndrrën sekrete ta bëni realitet. Hapeni kompjuterin dhe shihni në faqet që ofrojnë mundësi pushimi vendin ku do të mund të ishit plotësisht vetvetja. Ndoshta smund të keni nevojë për biletë, mund të jetë një hotel afër jush. Mjafton që zgjimi në çarçafët prej mëndafshi të përkëdhelin egon tuaj, dhe qumështi i mëngjesit tju kujtojë një ditë në paqe që ju pret. Mund të kaloni gjithë ditën në dhomë duke parë televizor ose duke lexuar, ose mund të zbrisni në bar në mbrëmje për të pirë një gotë verë.


Nëse do të zgjidhni të udhëtoni atëherë të papritura ju presin. Asnjëherë nuk e dimë çna pret nga një udhëtim dhe kur axhenda është e detajuar. Nëse jeni single ky udhëtim mund të hapë zemrën tuaj. Dikush tjetër mund të jetë duke kërkuar gjysmën tjetër në atë qytet. Ndoshta ky është fati juaj.


Ose thjesht ky udhëtim mund tju njohë me vende të reja. Panoramat e bukura kanë aftësi të çlirojnë energji pozitive brenda jush, e të hapi portat e dëshirës.


Ka shumë mënyra për të kaluar një fundjavë të fshehtë pa njerëzit që mbushin çdo ditë jetën tuaj,  ndaj thjesht mendojeni një ndryshim për veten dhe lëvizni. Gjëra të bukura ju presin!






























dhjetor 2018 (gazeta-Shqip.com)