Moderatorja e njohur, Fiori Dardha ka treguar eksperiencën e saj si drejtuese emisioni dhe si filoi suksesi i saj.


E ftuar në Mos i fol shoferit nga Rudina Dembacaj ajo ka rrëfyer gjithcka, duke thënë:


“E mora jo me shumë përgjegjësi në fillim. Isha shumë e shpenguar kur bëra audicionin dhe unë kam kuptuar në momentin që ti e ke një punë, dhe ke një punë shumë të mirë nuk e vret shumë mendjen kur bën audicionet, provat se je e sigurt. Ti thua e kam një punë dhe shkon me një moskokëcarje, jo se je e papërgjegjshme. Dhe është më ndryshe kur je papunë, fillon e kompleksohesh vërtetë. Unë kështu e mora emisionin e Fiksit, pavarësisht se Nardi bashkëshorti im më thoshte Fior shkon kot se nuk je ti tipi që kërkon. E kuptva që në 5 minutat e para të audicionit që Filipi kërkonte pikërisht një prezantuese si unë. Pse pata unë sukses dhe duke e lënë modestinë mënjanë.


Ne e thamë që Sajmiri ishte një figurë shumë e konsoliduar te Fiksi dhe ishte e vështirë sidomos në muajin e parë isha në dilemën të iki sot, të iki nesër, presioni i publikut ishte i jashtëzakonshëm. Po më shumë se presioni i publikut ishte ai i kolegëve sepse janë ata që të sulmojnë më tepër, të gjykojnë më tepër dhe unë e kuptova që në 5 minutshin e parë që Filipi kërkonte një prezantuese si unë. E ndjeva që unë do ta fitoja atë audicion dhe nuk më erdhi si e papritur kur më telefonoi zëvendës drejtorja e Fiksit, Denisa e më tha që ke fituar audicionin dhe do jesh ti prezantuese. Sigurisht që ishte përgjegjësi e madhe, kam humbur 8-9 kg për 3 javë. Unë nuk jam figurë që më ka prodhuar Top Channel dhe pse jam bërë Fiori i Fiksit. Kam patur një herë emisionin Bla bla bla dhe kam qenë një herë Fiori i Bla bla bla.


Unë pata sukses në drejtimin e Fiksit se nuk u përpoqa të bëja askënd. Sot moderatoret, sidomos në Shqipëri mundohen të kopjojnë. Unë kam ardhur Fiori dhe nuk jam përpjekur kurrë të imitoj askënd dhe pse kam preferencat e mia. Ndoshta ky ishte celësi i suksesit, se nuk u mundova të kopjoj askënd.”


Ndërkohë ajo vazhdon si prezantuese në emisionin investigativ Boom së bashku me Rozana Radin ku sjellin denoncimet e qytetarëve për raste të ndryshme.



/oranews.tv/


 


Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter