Dy shqiptarë dhe një italian kanë përfunduar në pranga nga ana e policisë italiane, të akuzuar për transport dhe posedim me qëllim shitjen, në bashkëpunim, të një sasie marijuane prej 45 kilogramësh.


Të arrestuarit janë 42-vjeçari Viktor Dalipaj, 36-vjeçari Arsen Hoxha dhe 40-vjeçari italian Giuseppe Russo.



Pas hetimeve të kryera mbi informacione të marra në rrugë operative, skuadra e policisë italiane ka kapur pasditen e 9 dhjetorit shtetasin italian, që ishte duke drejtuar një autoveturë Mercedes Class A, ngjyrë gri, që sapo kishte hyrë në Siçili me një ngarkesë lëndësh narkotike.


Në vijim të kontrolleve të nevojshme, duke nisur nga mëngjesi i së shtunës së 9 dhjetorit, forcat blu të ndihmuar edhe nga agjentë të Antidrogës ngritën një shërbim mbikëqyrjeje me në fokus shënjestrat e hetimit në autostradën A/18 mes Catanias dhe Messinas. Ata pikasën menjëherë italianin Russo, i cili paraprihej nga një automjet tip BMË, me ngjyrë blu metalizzato, me dy persona në bord.


Në brendësi të Mercedesit të italianit u gjetën të fshehura në ndarjen e pasme 10 pako të mbështjella me celofan, ku fshihej marijuana me peshë rreth 45 kg.