Bagdad -Sekretarja amerikane e shtetit, Hillary Clinton, ka mbërritur sot në Bagdad të Irakut, ku ka deklaruar para reporterëve se do të diskutonte për sigurinë në vendin e shkatërruar, që kurse Shtetet e Bashkuara e pushtuan në vitin 2003. Gjatë qëndrimit në Bagdad, Clinton do të takohet me komandantin amerikan në Irak, Ray Odierno, si dhe me zyrtarët më të lartë irakianë.
Zonja Clinton tha se sulmet vdekjeprurëse me bomba këtë javë në Irak, janë shenjë se ekstremistët frikësohen se ky vend "po ecë në drejtim të duhur". Kjo është vizita e parë e saj në Irak, që kurse erdhi në krye të diplomacisë amerikane.