05/04/2012  Autoriteti i Konkurrencës përcaktohen shkeljet nga kompanitë


Autoriteti do vendosi hapat që do të merren për hetimin


Autoriteti i Konkurrencës ka përfunduar hetimin paraprak mbi kompanitë e sigurimeve lidhur me vendosjen e çmimeve ku ka konstatuar dhe shkeljet e para. Ndonëse në një raport jo përfundimtar, mësohet se është cenuar nenit 4, i ligjit mbi konkurrencën ku përcaktohet se ndalohen të gjitha marrëveshjet, të cilat kanë si objekt ose si pasojë pengimin, kufizimin ose shtrembërimin e konkurrencës në treg, veçanërisht marrëveshje që caktojnë në mënyrë të drejtpërdrejtë ose të tërthortë çminin e blerjes ose të shitjes apo çdo kusht tjetër tregtimi. Në bazë të këtij neni rezulton se këto kompani kanë fiksuar çmimin e primeve të siguracionit në të njëjtin nivel dhe kanë shkelur regullat e konkurrencës. Rrjedhimisht është krijuar një treg i monopolizuar nga disa kompani, konkretisht tetë të tilla. Autoriteti ka mbyllur hetimet paraprake lidhur me këtë hetim dhe pritet të merret vendimi për të vazhduar në hetim më të thelluar, i cili do të japë dhe mundësinë për të dalë me masa konkrete. Përfundimi i këtij hetimi vjen pak ditë mbasi kompanitë e sigurimeve kishin kërkuar një rritje tjetër të çmimeve. Duke tentuar në këtë mënyrë një rifiksim çmimesh në kuota më të larta financiare. Nga monitorimet e kryera rezulton se të gjitha kompanitë e sigurimit, aplikojnë çmime të rritura në masë të njëjtë për të gjitha primet e sigurimit të detyrueshëm motorik. Çmimet e mjeteve motorike janë trefishuar njëkohësisht duke lënë të nënkuptuar dhe një pakt mes kompanive. Në bazë të këtyre monitorimeve, Autoriteti i Konkurrencës ka përcaktuar shkeljet e kryera pasi tetë kompani sigurimesh prej dy muajsh operojnë në tregun e siguracioneve me çmime tre herë më të larta dhe në të njëjta nivele duke mos bërë as një tentativë për ndryshim çmimesh në treg. Vendimi për të kaluar në hetim të thelluar do të meret në ditët në vijim nga komisioni i ngritur për këtë çështje.


Procedurat


Që të merret vendimi për hapjen e një hetimi duhet që autoriteti të bazohet në rregulloren e tij. Në përbërjen duhet të ketë qëllimin e hetimit, faktet që janë bërë shkas për nxjerrjen e vendimit, si dhe bazën ligjore. Mbi këto kritere rezultojnë shkeljet e kompanive pasi që të hapet procesi është i domosdoshëm baza faktike mbi të cilën të ngrihet çështja hetimore nga autoriteti.


Pasojat


Kalimi nga hetimi praprak në hetim të thelluar është një procedurë e Autoritetit të Konkurrencës. Sipas saj pasi mbaron hetimi paraprak dhe vërehen shkeljet, ajo kalon në hetim të thelluar në mënyrë që të merren masa ndëshkimore ndaj subjekteve që bëjnë shkelje të konkurrencës së ndershme në treg. Për rastin e siguracioneve të mjeteve motorike do merret vendimi në ditët në vijim.


Afatet


Vendimi i Komisionit për fillimin e hetimit përmban: ndërmarrjet nën hetim, elementët


thelbësorë lidhur me shkeljen e pretenduar, afatin kohor për përfundimin e


procedurave, adresën dhe mënyrat e komunikimit me Autoritetin, si dhe afatin kohor,


brenda të cilit ndërmarrja dhe personat e tjerë të interesuar mund të ushtrojnë të drejtën për të bërë të njohur këndvështrimet e tyre.