Instituti i Sigurimeve Shoqerore shtyn mbledhjen e dokumentacionit ne nje qender te vetme, i parashikuar per te perfunduar brenda qershorit te vitit 2005. Mungesa e nje godine e ka detyruar kete institucion qe deri me date 30 prill te vitit te ardhshem te mbledhe te gjithe dokumentacionin, ku vertetohet vjetersia ne pune e qytetareve ne vend. Keshtu, ne mbledhjen e djeshme te Keshillit te Ministrave u mor vendimi per shtyrjen e dates, brenda te ciles instituti eshte i detyruar te mbledhe dokumentacionin e duhur. Kjo shtyrje erdhi per shkak se dy godinat e caktuara ne Lunder per mbledhjen e ketij dokumentacioni jane ende ne rindertim e siper dhe per kete arsye ISSH duhet qe te prese perfundimin e tyre per t’i kthyer me pas keto godina ne arkivin e saj. “Eshte e nevojshme nje periudhe kohe, derisa keto dy ndertesa te jene te gatshme per t’u perdorur si arkiva te dokumenteve te periudhes se sigurimit. Per kete arsye kerkojme qe afati i marrjes ne dorezim nga ISSH i te gjithe ketyre dokumenteve te shtyhet deri me date 30.4.2009”, theksohet ne relacionin qe shoqeron kete vendim. Aktualisht situata e dokumentacionit te grumbulluar ne shkalle vendi eshte e tille qe rreth 25% e tyre ndodhen prane arkivave te shtetit, rreth 5% eshte te likuadatoret dhe 70% e tyre ndodhen ne arkivat e sigurimeve shoqerore. Tashme mbetet qe 30% e dokumentacionit te vjeterise te punes se qytetareve shqiptare te mblidhet deri ne prill te vitit te ardhshem nga Instituti i Sigurimeve Shoqerore. Periudhat e punesimit per cdo qytetar shqiptare, vertetohen me dokumentet e vjetersise ne pune qe kane pasur ish-kooperativat bujqesore, ndermarrjet dhe institucionet per punonjesit e tyre. Ky dokumentacion, pas vitit 1991, mblidhej prane Arkivit te Shtetit, gje e cila vazhdoi deri ne vitin 1996. Me tej, Keshilli i Ministrave, me nje vendim te tij, vendosi qe dokumentacioni per vjetersine ne pune te mblidhej prane Institutit te Sigurimeve Shoqerore. Ne mbeshtetje te ketij vendimi vazhdoi puna per terheqjen e dokumentacionit te vjetersise ne pune si nga ndermarrjet qe ishin mbyllur, ose shkonin drejt mbylljes, ashtu edhe nga arkivat vendore ne varesi te Drejtorise se Pergjithshme te Arkivave te Shtetit. Por ne kete proces pervec arritjeve ne kete proces kane dale edhe probleme, kryesisht ai i mungeses se nje godine nga ana e institutit te sigurimeve per te arkivuar dokumentacionin e vjeterise ne pune. Godina ku do te vendoset arkiva e perqendruar e ISSH-se, tashme eshte zgjidhur me vendimin e Keshillit te Ministrive, per ndryshimin e pergjegjesise se administrim te dy ndertesave ne Lunder, nga Drejtoria e Rezervave te Shtetit tek Instituti i Sigurimeve Shoqerore. Tashme pritet qe dokumentacioni i plote te kaloje vitin e ardhshem te instituti i sigurime, duke mbyllur ne kete menyre edhe kaluarin e gjate te transportimit te dokumentacionit per vjetersine e punes se qytetareve shqiptare. Perqendrimi i arkivit te ketij dokumentacioni te rendesishem prane ISSH pritet te permiresoj edhe sherbimin e perllogaritjes se vjetersise se punes per cdo qytetare. Arkivat e siguruara dhe te perqendruara ne varesi te vete ISSH-se do te ndihmojne ne zgjidhjen e ceshtje qe mund te kene qene te zvarritura per shkak te vendndodhjes se arkivave. Me kalimin te nje arkiv e perqendruar do te mundesohet edhe korrigjimi ne nje kohe me te shpejte i gabimeve dhe problemeve te tjera qe mund te sjell procesi i perllogaritjes se vjetersise ne pune.