TIRANE - Dy persona me precedente penale jane ekstraduar dje nga Milano. Agim Kamberajt, i denuar me 5 vjet burg dhe Ermal Begaj, i denuar me 6 vjet burg jane sjelle rreth ores 20:00, nga Interpol Tirana. Per Agim Kamberaj, 47 vjec, nga Patosi i Fierit, Gjykata e Apelit Gjirokaster ka dhene denimin 5 vjet heqje lirie, per akuzat e "heqjes se paligjshme te lirise" ne bashkepunim dhe "mbajtjes pa leje te armeve dhe municionit". Vendimi eshte dhene pasi ne 5 qershor 2001, Kamberaj ne bashkepunim me Dashamir Bega dhe Fotaq Gushi, kane rrahur Edmond Meshau, buze lumit Drino, pasi ky i fundit i detyrohej nje shume parash. Nderkaq Emal Bregaj, 32 vjec nga Vlora. Ekstradimi i tij behet pasi, ne lagjen "Isa Boletini" ne qytetin e Vlores, Bregaj, ka tentuar te vrase me arme zjarri tip pistolete Ilir Dashin. Per kete, Gjykata e Vlores, e ka denuar Bregajn me 6 vjet burg, per "vrasjes me dashje ne tentative, dhe "mbajtje pa leje te armeve".