08/02/2005  Mesfushori i bardhebluve Elvis Sina ka rigjetur edhe njëherë kombëtaren pas një periudhe jo shumë të gjatë. Më saktë për herë të fundit ishte italiani Dosena që e grumbulloi futbollsitin në kombëtare ndërkohë që pas aktivizimit në zboret stërvitore Sina është thirrur edhe për ndeshjen kundër Ukrainës. “Mendoj se përballë kemi një kundërshtar me të vërtetë shumë të fortë. Megjithtë ëhstë e sigurtë që ne nuk trembemi aspak nga Ukraina, kemi shanset tona dhe në rast të një fitoreje festa do të jetë si ajo kundër Greqisë”. Kështu është shprehur mesfushosi i kampiomëve. Në fakt Sina së bashku me pjesën tjetër të futbollsitëve të Tiranës dhe futbollistët e tjerë që vijnë nga kampionati e kanë filluar grumbullimin prej disa ditësh. Megjithatë vetë Sina e ka pranuar se kjo e radhës do të jetë një ndeshje shumë e vështirë. “Përballë kemi kryesusit e grupit. Një fakt i tillë të bën të mendohesh. Besoj se Ukraina ka një skuadër me tëvërtetë shumë të mirë shumë të fortë dhe për të marrë tri pikët në këtë ndeshje do të na duhet të tregohemi me të vërtetë shumë të kujdesshëm. Një plus për kundërshtarët është edhe Shevçenko. Dihet shumë mirë forma që po kalon ai, e unë do të thoja pa frikë se ky i fundit në mënyrë simbolike përbën 50% të skuadrës sonë kundërshtare. Megjithatë kjo mbetet një ndeshje futbolli e mendoj se të dy skuadrat kanë mundësi të barabarta për të fituar”, vijon më tej mesfushori kuqezi. Ukraina në këtë periudhë ka fituar shumë vende edhe në klasifikimin e Uefa-s, ashtu siç kanë bërë edhe kuqezinjtë megjithatë duhet pranuar se ritmi i kundërshtarëve tanë ka qenë me të vërtetë shumë më i lartë. “Megjithatë, ne në fushën e lojës i kemi të gjitha shanset për të bërë një paraqitje me të vërtetë shumë të mirë e pse jo edhe të fitojmë në këtë ndeshje. Nuk dua të ul vlerat Ukrainës, apo të rris ato të ekipit tonë, por ne të gjithë e dimë shumë mirë se në “Qemal Stafa” kemi shanset tona për të marrë një pikë apo edhe një fitore. Përsa i përket rëndësisë së një ndeshje të tillë unë do të thoja se ajo është me të vërtetë shumë e madhe. Në rast të një fitoreje shanset tona për një kualifikim të mundshëm do të ishin me të vërtetë shumë të mëdha. Megjithatë diçka të tillë më mirë se unë do ta tregojë fusha e lojës. Ashtu siç e thashë edhe më lart në rast të një fitoreje festa do të jetë e njëjtë me atë të pasndeshjes kundër Greqisë. Unë shpresoj shumë që gjatë gjithë kësaj sfide mbështetja e publikut të jetë maksimale pasi ashtu siç ai do të jetë lojtari i 12-të i Shqipërisë në këtë ndeshje”, përfundon mesfushori Elvis Sina.