Nga Thoma Qirjazi
Edhe pse kanë ngelur 90 minuta deri në përfundim të kampionatit, ndërsa një pjesë e mirë e skuadrave kanë nisur të bëjnë ndere, Luftëtari ka treguar se nuk është skuadër e kompromiseve. Përkundrazi në takimin e javës së parafundit, që është luajtur të shtunën në Gjirokastër, ka fituar me Pogradecin, ndërsa kështu ka vërtetuar se në fushën e vet nuk ka pasur mëshirë për asnjë kundërshtar. Qofshin këta nga ata që pretenduan të ngjiteshin në Superiore, por dhe nga ato që rrezikonin mbijetesën në Kategorinë e Parë. Aq më tepër që afrimet e bëra në tregun e futbollistëve në dimër e kanë përforcuar Luftëtarin dhe e kanë bërë më ambicioz kur ishte fjala për të mbijetuar në të Parën.
Në ndeshjen me Pogradecin kanë shërbyer dy golat e Sinanit, si dhe një gol i Zholit. Dhe një ditë pas ndeshjes, Sinani për Gazeta e Sportit do të deklaronte: Edhe në një mot me shi, që nuk pushoi gjatë gjithë lojës, skuadra jonë diti ta përballonte me shumë sukses ndeshjen me Pogradecin. Ishte ndeshja e fundit që luanim ne shtëpi dhe para tifozëve gjirokastrit dhe objektivi jonë ishte ta mbyllnim me fitore. Prandaj u futëm në fushë dhe nuk morëm parasysh se çfarë emri kishte kundështari. Në fushën luajtëm me zemër për marrjen e tre pikëve dhe për tu thënë pogradecarëve se Luftëtari nuk di të tolerojë. Por ka zhvilluar një lojë siç i ka hije Luftëtarit, ndërsa për 90 minuta ishim të pathyeshëm.
Dhe një gjë të tillë e tregoi dhe rezultati i ndeshjes, 3-0. Ishim në një formë të mirë dhe i gjithë grupi, që nga porta deri në sulm, duke pasur parasysh lojën që bëmë e detyruam Pogradecin që të dorëzohej pa kushte. Më kujtohet një fjalë e ish-trajnerit tonë Nevil Dede kur ishim në Superiore, sepse ai thoshte që fitorja nuk ka asgjë të veçantë nëse zbatohen me përpikmëri detyrat. Suksesi vjen vetë, ndërsa mbi bazën e këtyre detyrave që na kishte caktuar trajneri jonë Bifsha ne ditëm të fitonim përballë Pogradecit.
Golat që shënova ndaj Pogradecit janë meritë e gjithë grupit, sepse luftuan të gjithë për fitore. Sa i përkët ndeshjes me Apoloninë, edhe pse fierakët janë ngjitur tashmë në Kategorinë Superiore, ne përsëri e vlerësojmë si një ndeshje të fortë, e cila duhet kaluar me sukses. Për rrjedhojë, duke filluar që sot, ne do të përgatitemi seriozisht për atë ndeshje, ndërsa për ne është si finale e të gjitha transfertave
The post Sinani: Me Pogradecin treguam se kush është Luftëtarit appeared first on Sporti Shqiptar Online.