Sipas klasifikimit që Economist Intelligence Unit ka publikuar së fundmi, Singapori është qyteti më i shtrenjtë për të jetuar në 2014, duke tejkaluar kryeqytetin japonez, Tokion.

Analistët e ekonomisë, thonë transporti në Singapore kushton tre here më shumë se në New York. Ai gjithashtu është vendi më i shtrenjtë për shoping.
Ndërsa rënien e Tokios nga klasifikimi, ata e argumentojnë si pasojë e dobësimit te yen-it.

Ja cila është lista e 10 qyteteve më të shtrenjta për 2014: 1. Singapori
 2. Paris, Francë
 3. Oslo, Norvegji
 4. Zyrih, Zvicër
 5. Sidnej, Australi
 6. Karakas, Venezuelë
 7. Gjenevë, Zvicër
 8. Melbourni, Australi
 9. Tokio, Japoni
10. Kopenhagen, Danimarkë