Kryeministri Edi Rama jep sinjale se Dibra mund të shkojë për partinë e çamëve.

Në kongresin e kësaj partie, raporton JAVA, Rama tha: "Ka akoma shumë për t'i dhënë PDIU-së. Në këtë sallë ka delegatë që nuk kanë origjinë çame, ka nga Tropoja, Lezha dhe Dibra. Madje Dibra po bëhet dalëngadalë çame".

JAVA e interpreton si një sinjal se Dibra mund të ketë një kandidat të PDIU, pas shkarkimit të Shukri Xhelilit.

Videoja seksi e Xhelilit solli një tjetër moment tensioni mes PS dhe LSI.