Ministri rus i Mbrojtjes, Sergei Shoigu, ka thënë se luftanijet ruse në Detin Kaspik kanë lëshuar raketa kundër militantëve të Shtetit Islamik (IS) në Siri.
Shoigu, i cili i ka bërë këto komente gjatë një paraqitjeje televizive me presidentin rus, Vladimir Putin, ka thënë se 26 raketa janë nisur nga katër anije të stacionuara në det dhe kanë udhëtuar gati 1,500 kilometra për të arritur caqet në perëndim të Sirisë.
Shoigu ka thënë se raketat kanë goditur objektivat.
Putin, në anën tjetër, ka thënë se është ende heret të flitet për suksesin e operacionit ushtarak të Rusisë në Siri, i cili ka nisur më 30 shtator.
Ai ka urdhëruar Shoigun që të ndjekë bashkëpunimin me Shtetet e Bashkuara, Turqinë, Arabinë Saudite, Iranin dhe Irakun në fushatën ushtarake në Siri.
7 tetor 2015 (gazeta-Shqip.com)
Ky shkrim Siri, Rusia sulmon ISIS-in me raketa nga Deti Kaspik u publikua me pare te Gazeta SHQIP Online.