32 paqeruajtësit filipinas të Organizatës së Kombeve të Bashkuara që ishin bllokuar në luftime në Lartësitë Golan, në territorin siriane të pushtuar nga Izraeli u çliruan.



Lajmi u njoftua nga një zëdhënës i Kombeve të Bashkuara që tha se situata ishte e tensionuar, por pa luftime.

Më herët një tjetër grup prej 40 paqeruajtësisht të OKB-së i rezistuan për shtatë orë me radhë një rrethimi të militantëve sirianë, që besohet se i përkisnin al-Nusras, organizatë e lidhur me Al Kaedan dhe në fund mundën të zhvendoseshin në një zonë të sigurtë në Izrael.

Besohet se rebelët kanë zënë rob 44 SiriaSiri, mbi 3 milionë të zhvendosur nga luftaShkatërrohen armët kimike sirianeMasakrat e ISIS në Siri
ushtarë të tjerë të OKB-së me kombësi nga Ishujt Fixhi.

 Incidentet ndodhën në zonën e çmilitarizuar të vendosur mes pjesë së kontrolluar nga Izraeli të Lartësive Golan dhe Sirisë ku janë 1224 paqeruajtës të Kombeve të Bashkuara me kombësi nga Fixhi, India, Irlanda, Nepali, Holanda dhe Filipinet.

Izraeli pushtoi pjesën më të madhe të Lartësive Golan gjatë luftës 7-ditore në vitin 1967. Në vitin 1974 dy vendet nënshkruan një armëpushim dhe menjëherë më pas u vendos misioni i OKB-së në zonën e çmilitarizuar i njohur prej atëherë si UNDOF. / Top Channel