Në 3 muajt e fundit, më shumë se 2 mijë civilë janë vrarë dhe thuajse 5 mijë janë plagosur në Ghoutan perëndimore, zonë në lindje të Damaskut e kontrolluar nga grupet e armatosura të opozitës dhe ku gjenden rreth 400 mijë civilë nën rrethim.


Këtë e ka denoncuar Salwa Aksoy, zv.president i Koalicionit sirian, në ekzil në Turqi. Ajo që po ndodh në Ghuta është një luftë shfarosëse dhe një krim kundër njerëzimit, – tha ai.


Sipas koalicionit kombëtar sirian, gjithnjë në 3 muajt e fundit, janë 32 struktuera mjekësore të shkatërruara  në zonë nga sulmet ajrore të Damaskut dhe nga aleatët e tij, përfshirë dhe Rusinë. Eksponenti i opozitës së Bashar Asadit ka nënvizuar më pas se në bazë të rregullave të OKB-së, Moska nuk duhet të votonte rezolutën e Këshillit të Sigurimit mbi Ghoutan, në diskutim këto orë në Nju Jork, sepse është përfshirë direkt në konflikt.


23 shkurt 2018 (gazeta-Shqip.com)