Të tjera rreth shkrimit Kerry: Siria e Rusia të mbajnë premtimet, Lavrov: Sulmi i kotë Siria letër OKB-së: Dakord me konventën
UASHINGTON - Siria ka filluar të shpërndajë arsenalin e saj kimik në 50 vende të ndryshme, për të komplikuar detyrën e atyre që do të kontrollojnë.

Këtë gjë e ka bërë të ditur gazeta Wall Street Journal, sipas të cilës, spostimi i këtyre armëve, ka nisur gati një vit më parë.

Por edhe pas kësaj strategjie siriane, shërbimet sekrete amerikane dhe izraelite, mendohet se janë në dijeni se ku mund të ndodhen këto armë kimike.

Siria ka pranuar pak ditë më parë një propozim të Rusisë që arsenalin e saj kimik ta vëjë nën kontrollin e ndërkombëtarëve arsenalin e saj të armëve kikmike.
 
Redaksia online
(eb/ac/shqiptarja.com)