Nga Express më 09 qershor 2011 në ora 17:18

Portieri Salvatore Sirigu dëshiron të mbetet në Palermo, pavarësisht interesimit të klubit për numrin 1 të Barit, Jean-Francois Gillet.



E ardhmja e Sirigut është vënë në dyshim pas spekulimeve rreth interesimit të Palermos për Gilletin, por italiani synon të mbetet në Stadio Berbera sezonin e ardhshëm.



“Futbollisti dëshiron të mbetet në Palermo. Ai ka marrëdhënie të shkëlqyeshme me klubin dhe asnjëra palë nuk dëshiron të shkëputë bashkëpunimin”, tha menaxheri Carlo Pallavicino për Sportitalia.