Manchester City është thjesht një makineri golash në Premier League. Kampionët në fuqi të Anglisë shkatërruan 6-1 Huddersfieldin në Etihad në javë e dytë, teksa më parë kishin mposhtur 0-2 Arsenalin në Emirates.


I papërmbajtshëm Sergio Aguero me një tregolësh, me listën e golashënuesve që u plotësua nga Gabriel Jesus dhe David Silva. Finalizimi i Stankovic në fund të pjesës së parë i vlejti vetëm për statistike Huddersfieldin, që mbyll me zero pikë tabelën e klasifikimit me një golaverazh negativ 1 me 9.


Citizens shënuan tre gola brenda 10 minuta në pjesën e parë, me Agueron që hapi serinë në të 25-ën, për të vijuar me finalizimin e Gabriel Jesus dhe më sërish të Agueros në të 35-ën.


Pas golit të pësuar para se skuadrat ti drejtoheshin dhomave të zhveshjes, Manchester City e gjeti edhe tri herë të tjera rrjetën në pjesën e dytë me David Silvan, sërish Agueron dhe autogolin e Kongolo. Formacioni i Pep Guardiolës renditet në vendin e parë pas dy javëve të para me golaverazh më të mirë se katër ekipet e tjera që kanë grumbulluar pikë të plota. Në takimin tjetër Burnley u mposht 1-3 në shtëpi nga Watfordi.


19 gusht 2018 (gazeta-Shqip.com)