Mançester Siti ka arritur të sigurojë kualifikimin në FA Cup, falë fitores 0-2 në Uells, ndaj Kardifit. De Bruyne dhe Steerling shënuan për skuadrën e Guardiolës që në pjesën e aprë, duke i dhënë kualifikimin.


Vlen të përmendet se Siti thuajse ka hipotekuar titullin kampion, ndërkohë që ka siguruar finalen e Carabao Cup dhe vijon të jetë në garë për të triumfuar në Champions League dhe FA Cup.



Ndërkohë edhe Çelsi është kualifikuar për në fazën e 1/8-ave të FA Cup, teksa ka mposhtur me rezultatin e pastër 3-0 Njukasëllin. Batshuayi ishte heroi i skuadrës së Kontes në sfidën e sotme, teksa shënoi 2 herë në pjesën e parë, ndërsa Marcos Alonso shënoi golin e 3-të në minutën e 72-të.


Ky është një kualifikim mjaft i rëndësishëm për Çelsin, që ka larë duart me kampionatin dhe Carabao Cup dhe te FA-ja ka shpresat për të mos e mbyllur sezonin pa tituj.


28 janar 2018 (gazeta-Shqip.com)