Dite me bilanc shume te rende kjo e sotmja ne vend, ku koronavirusi u mori jeten 4 pacienteve te shtruar ne Infektiv.infektiv urgjenca korona njerez maska


Ministria e Shendetesise ka bere me dije sot se situata në spitalin infektiv vijon te paraqitet serioze, me pacientë që trajtohen në terapi intensive por edhe pacientë të intubuar, një pjesë e tyre mosha të reja.


“Aktualisht janë të shtruar 72 pacientë në spital, 8 pacientë janë në terapi intensive në gjendje serioze dhe 4 prej tyre janë të intubuar në gjendje të rënde”- tha Genta Qirjako, nga Instituti i Shëndetit Publik.


Ministria apelon fort per shume kujdes, zbatim strikt te rregullave, mbajtje te maskes dhe distances.


“Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju rikujton të gjithë qytetarëve të konfirmuar pozitivë që janë në kushte shtëpie, të respektojnë detyrimin ligjor për të qëndruar të izoluar, për të mos rrezikuar shëndetin e të tjerëve”-apeloi MSH.


COVID-19 Statistika (11 Korrik 2020)

Testime totale 31933

Raste pozitive 3371

Raste të shëruara 1881

Raste Aktive 1401

Humbje jete 89 (Qarku Tiranë 47, Durrës 14, Fier 5, Vlorë 2, Shkodër 14, Kukës 1, Elbasan 4, Lezhë 1, Berat 1)