Mesia Doda, ish-deputete e PD-së, ka risjellë sot përmes një postimi në facebook, garën mes Lulzim Bashës dhe Sokoll Olldashit për kreun e PD-së, duke marrë shkas nga kritikat që ish-kryeministri Berisha bëri dje për Bashën.
Sekretarja e Përgjithshme e PDIU-së, shpreh konsideratën e lartë për politikanin e ndjerë Sokol Olldashi, ku thotë se gabimi i vetëm i Olldashit ishte se besoi se gara në PD do të ishte e ndershme dhe e paanshme.
Më tej Doda shkruan se ky debat sot nuk ka vlerë, pasi sipas saj paaftësia dhe egoizimi ka zënë vend. Tani çfarëdo të thuhet apo të përpiqet të zbukurohet është e pamundur e vërteta është para syve të të gjithëve. Paaftësia dhe egoizmi kanë zënë vend në krye e nuk shkulen më, shkruan Doda.
Gabimi i Sokol Olldashit ishte vetëm një. Besoi se gara në partinë e tij do ishte e ndershme dhe e paanshme. Gara e dikurshme ishte thelbësisht e manipuluar dhe e njëanshme, deri në telefonata personale tek kryetarët e anëtarët e PD-së dhe për fat të keq vazhdon të jetë e njëanshme edhe sot Nuk di çvlerë ka tani ky debat???? Tani çfarëdo të thuhet apo të përpiqet të zbukurohet është e pamundur e vërteta është para syve të të gjithëve. Paaftësia dhe egoizmi kanë zënë vend në krye e nuk shkulen më, shkruan Doda në rrjetin social”.
14 shtator 2017 (gazeta-Shqip.com)