E ardhmja e Bashar Al Assad mbetet ende në diskutim në negociatat në distancë në Gjenevë, mes opozitës siriane dhe përfaqësuesve të regjimit. Pas ballafaqimit të parë dhe bisedimeve të ndara të Lakdar Brahimit me regjimin dhe opozitën. Ndërmjetësuesi i organizatës së Kombeve të Bashkuara dhe vendeve arabe është përballur me cështjet më delikate ku përfshihej dhe shkëmbimi i të burgosurve si dhe hapja e një korridori për ndihmat humanitare në vend. Sipas koalicionit të opozitës dialogu do të jetë një proces i gjatë dhe që synon një tranzicion politik pa Asadin. Një hipotezë kjo që nuk pranohet nga Rusia që vazhdon të mbështesë regjimin sirian. Nga forumi i Davos, dhe i lënë jashtë bisedimeve, edhe Irani i presidentit Hasan Rohani këmbëngul se problemi nuk është Asad por grupet teroriste në brendësi të opozitës. Edhe komisioneri i lartë i OKB-së për refugjatët, António Guterres: mendon se nuk është shumë e lehtë që të vendoset ajo që duhet bërë. Janë pikërisht këto këndvështrime të ndryshme për sa i përket rolit të presidentit Asad në të ardhmen që e bëjnë të vështirë përballjen e të dy palëve në një tryezë të përbashkët. Mundësia më e madhe mbetet ajo e arritjes së një marrëveshjeje në distancë.